
Sot Kosova-Maqedonia e Veriut, Dardanet duan ta nisin me fitore
Kombëtarja e Kosovës në futboll (Femrat), sot do të përballet në udhëtim me Maqedoninë e Veriut, ndeshje kjo që do të transmetohet në RTK4.
Dardanet dhe Maqedonia e Veriut do të ballafaqohen në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve.
Vashat tona dje e kanë zhvilluar seancën e fundit para duelit me Maqedoninë e Veriut.
Në stërvitje e fundit, përzgjedhësi Sermaxhaj dhe stafi i tij kanë punuar në detaje taktike, derisa gjatë tri ditëve stërvitje Dardanet kanë punuar me përkushtim maksimal për ta nisur këtë cikël me rezultat pozitiv dhe për të bërë hapin e parë drejt objektivit kryesor, rikthimit në Ligën B.
Ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë zhvillohet në ora 14:00 në Shkup, ndërsa sfidën e dytë Dardanet do ta luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Letonisë.