Sot dalin nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët
Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, ka thënë se deri tani si ministri kanë pranuar rreth 60 aplikime që të heqin dorë nga shtesat prej 100 eurove që qeveria ka ndarë për fundvit.
Ai ka thënë se sot, përveç që do të dalin paga për punonjësit shtetëror do të ekzekutohen edhe shtesat e njëhershme në vlerë prej 100 euro për fëmijët 0-16 vjeç dhe pension marrësit.