
Sonte Shqipëri-Andorrë, kuqezinjtë synojnë fitore
Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të përballet me Andorrën në ‘Arenën Kombëtare’.
Kuqezinjtë dhe Andorra do të ballafaqohen në kuadër të xhiros së dytë të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.
Shqipëria në duel me Andorrën vjen pas disfatës në udhëtim tek Anglia (2-0), ndeshje kjo e luajtur tri ditë më parë në ‘Wembley’.
Kuqezinjtë të dielën mbrëma kanë zhvilluar seancën e fundit para sfidës me Andorrën.
Sipas medieve shqiptare të gjithë lojtarët janë stërvitur normalisht dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Sylvinho për ndeshjen sotëm ndaj Andorrës.
Trajneri i Shqipërisë, braziliani Sylvinho në konferencën e fundit para duelit me Andorrën, ka thënë se “skuadra e tij nuk guxon të gabojë ndaj Andorrës”.
Ndeshja Shqipëri-Andorrë fillon në orën 20:45.