Sondazhi në Klan Kosova: 68 për qind mendojnë se Vetëvendosje dëmtohet pa Vjosa Osmanin

Sondazhi në Klan Kosova: 68 për qind mendojnë se Vetëvendosje dëmtohet pa Vjosa Osmanin

Raportet mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, disa herë ishin në qendër të diskutimeve në opinionin publik.

Herë pas here me veprimet e tyre, Kurti dhe Osmani nuk i kanë punët dhe aq mirë mes vete.

Të dy i kishin bashkuar forcat dhe kishin nisur bashkëpunimin në emër të ndryshimit, por duket se jo gjithçka shkoj mirë.

Subjekti politik “Guxo” që e krijoi vet Osmani, hyri në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, por tani mbetet të shihet nëse ajo vet do të arrijë edhe një mandat në krye të presidencës.

Kjo e fundit nuk i ka hesapet mirë as me bashkëpunëtorët e deritanishëm, bashkëdrejtuesit e “Guxo”, Donika Gërvalla e Faton Peci.

Lidhur me këtë temë Klan Kosova ka zhvilluar një sondazh, ku kanë votuar një numër i madh i qytetarëve.

Në pyetjen: “A dobësohet Lëvizja Vetëvendosje pa Vjosa Osmanin?”, 68 për qind e tyre janë përgjigjur me opsionin PO, derisa 30 për qind thonë JO, kurse dy për qind kanë thënë se nuk e dinë.

Mbetet të shihet ditëve në vazhdim se çfarë lëvizjes pritet të ketë në skenën politike kosovare.

Share This