S’ka minuta për Zhegrovën, Lazio mund Juventusin

S’ka minuta për Zhegrovën, Lazio mund Juventusin

Juventusi vazhdon periudhën e errët, pasi pësoi një tjetër humbje, këtë herë 1-0 ndaj Lazios në “Stadio Olimpico”, duke zgjatur në tetë ndeshje serinë pa fitore në të gjitha garat.

Kjo disfatë ka shtuar presionin ndaj trajnerit Igor Tudor, ndërsa “Zonja e Vjetër” po rrëshqet gjithnjë e më poshtë në tabelën e Serie A.

Ndeshja nisi keq për Juventusin, pasi Lazio kaloi në epërsi që në minutën e 9-të, kur goditja e Toma Basic nga mbi 20 metra u devijua dhe përfundoi në rrjetë, duke befasuar portierin Perin. Vendasit vazhduan të ishin më të rrezikshëm dhe rreth gjysmë ore lojë patën dy raste të pastra përmes Guendouzi dhe Isaksen, por mbrojtja e Juves reagoi në kohë.

Shansi më i mirë për barazim iu dha Jonathan David në minutën e 34-të, por kanadezi u ndal nga një ndërhyrje vendimtare e portierit Ivan Provedel. Ky mbeti edhe i vetmi gjuajtje në kuadrat e Juventusit në pjesën e parë, ndërsa mungesa e ideve dhe energjisë ishte e dukshme.

Në pjesën e dytë, Juventusi tentoi të reagojë me disa zëvendësime, përfshirë futjen e Khephren Thuram në vend të Teun Koopmeiners, por edhe pse Thuram rrezikoi menjë goditje me kokë në minutën e 75-të, Provedel reagoi sërish mrekullisht.

Në fund, duke kërkuar me ngulm golin e barazimit, Juventus la hapësira prapa, por Isaksen dhe Pedro nuk arritën t’i shfrytëzojnë për të dyfishuar rezultatin.

Sulmuesi kosovar i Juvës, Edon Zhegrova as në duel me Lazion nuk luajti asnjë minutë.

Me këtë fitore, Lazio ngjitet në gjysmën e sipërme të tabelës dhe regjistron katër ndeshje radhazi pa humbje, ndërsa Juventusi bie në vendin e tetë dhe mbetet pa fitore që nga mesi i shtatorit – një periudhë që ka rritur ndjeshëm pakënaqësinë mes tifozëve dhe lojtarëve të skuadrës torineze.

Share This