S’ka gola, Portugali-Francë shkon në vazhdime

S’ka gola, Portugali-Francë shkon në vazhdime

Pa gola është mbyllur koha e rregullt e ndeshjes mes Portugalisë dhe Francës.

Portugezët dhe ‘Gjelat’ po luajnë në çerekfinalen e dytë të Evropianit ‘Gjermani 2024’.

Dueli mes këtyre dy skuadrave të mëdha evropiane, nuk ka dhuruar lojën çfarë pritej, megjithatë, të dy skuadrat krijuan disa raste, sidomos në pjesëlojën e dytë, megjithatë, ‘rrjetat’ heshtën në kohën e rregullt.

Kjo sfidë shkon në vazhdime dy herë nga 15-të minuta, e në rast se nuk ka gola as në lojën shtesë, atëherë fituesi i ndeshjes do të përcaktohet nga pika e bardhë.

Fitues i ndeshja Portugali-Francë do të ndeshet në gjysmëfinale me Spanjën, e cila eliminoi Gjermaninë.

Share This