S’ka fitues në ‘Zahir Pajaziti’, Malisheva thyen Suharekën
Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së tetë në elitën e futbollit kosovar.
Kryederbi mes Llapit dhe Ballkanit është mbyllur pa gola, ndeshje kjo e zhvilluar të dielën në ‘Zahir Pajaziti’.
Në një mot më shi, kjo sfidë ka dhuruar një ndeshje interesante, edhe pse ky duel nuk prodhoi asnjë gol.
Llapjanët patën më shumë nga loja, rrezikuan më shumë portën e skuadrës mike, megjithatë, kampionët në fuqi nuk u thyen duke marrë një pikë të rëndësishme nga ky udhëtim.
Pas këtij barazimi, Llapi shkon në kuotën e 14 pikëve, aq sa ka edhe Ballkani.
Ndërkohë, Malisheva ka vazhduar me superformën në këtë sezon të garave.
Malisheva mundi në udhëtim Suharekën, me rezultat 1-3. Mevlan Zeka (9’), zhbllokojë lojën duke kaluar në epërsi Suharekën prej 1-0.
Mirëpo, në fraksionin e dytë, të besuarit e Bekim Isufit bën paraqitje mjaft të mirë, duke shënuar tre gola.
Fillimisht Arlind Veliu (58’), barazoi rezultatin në 1-1, derisa Fatjon Bunjaku (63’), kalojë Malishevën në avantazh prej 1-2, kurse, Drilon Hazrollaj (82’) nga penalltia ia dha goditjen e fundit Suharekës në këtë sfidë joshëse.
Pas kësaj fitore, Malisheva forcon kreun e tabelës me 17 pikë, kurse, Suhareka ka katër pikë më pak në vendin e gjashtë.