
S’ka fitues në dramën e gjashtë golave mes Newcastle e Liverpool, fitojnë edhe City e Chelsea
Është mbyllur pa fitues derbi ndërmjet Newcastle Unitedit e Liverpoolit, në kuadër të xhiros së 14-të në Premierligë.
Përballja ishte shumë e zjarrtë nga fillimi, me shumë raste dhe epilogu përfundimtar doli të jetë 3:3.
Alexander Isak me një eurogol nga distanca i dha epërsinë Newcastles (35’).
Liverpool e barazoi pastaj rezultatin me anë të Curtis Jones, i cili realizoi gol të bukur pas asistimit të Mo Salah (50’).
Sidoqoftë, vendasit rikthyen epërsinë me Anthony Gordon, që mori një asistim nga Isak (62’).
Megjithatë, “Reds” s’u dorëzuan, me Trent Alexander-Arnold që asistoi për Salah për ta barazuar rezultatin (68’).
Dyshja bashkëpunuan prapë për ta përmbysur epërsinë, ku egjiptiani shënoi një gol fantastik (83’).
Sidoqoftë, krejt në fund Newcastle doli sërish në skenë, përmes Fabian Schar që mori një asistim nga Hall (90’).
Liverpool mbetet lider me 35 pikë ndërsa Newcastle renditet në pozitën e 11-të me 20 sosh.
Man City kthehet te fitorja, Chelsea e “shkel” Southamptonin
Manchester City pas shtatë ndeshjeve pa fitore ka triumfuar ndaj Nottingham Cityt, ndërsa Chelsea i arkëtoi pikët e plota te Southamptoni.
“Qytetarët” fituan me rezultat bindës 3:0, sfidë që e zhvilluan mirë në të gjitha aspektet.
Bernardo Silva kaloi Cityn në epërsi pas vetëm tetë minutave lojë pas asistimit të Kevin de Bruyne.
Belgu pastaj konfirmoi rikthimin me një goditje precize pas asistimit të Jeremy Dokut (31’).
Skuadra e Pep Guardiolas vazhdoi me ritmin e njëjtë edhe në pjesën e dytë, ku ishte Doku që pas një kundërzbritje e vulosi fitoren (57’).
City tani ngjitët në pozitën e katërt me 26 pikë ndërsa Nottingham bie në vendin e shtatë me 22 sosh.
Ndërkohë, Chelsea ka regjistruar fitoren e radhës, këtë herë me rezultat 1:5 te Southamptoni.
Axel Disasi përfitoi nga një harkim i bukur i Enzos për të kaluar “Blutë” në epërsi (7’).
Enzo bëri një gabim amator, ku vendasit përfituan me anë të Joe Aribos që e barazoi rezultatin (11’).
Sidoqoftë, Chelsea e ktheu epërsinë vetëm gjashtë minuta më vonë falë Christopher Nkunkut (17’).
Ishte Noni Madueke që realizoi një eurogol për ta dërguar epilogun në 1:3 (34’).
Chelsea ishte më e mirë edhe në pjesën e dytë, ku Cole Palmer e “vodhi” golin e Nkunkut duke shënuar pak para se topi të hynte në rrjetë (77’).
Fitoren e Chelseas pastaj e vulosi Jadon Sancho pas një aksioni të shpejtë (87’), shkruan naconale.
Chelsea tani ngritët në pozitën e dytë me 28 pikë ndërsa Southampton qëndron në fund me pesë sosh.