Sinner triumfon në Indian Wells, mposht Medvedevin

Sinner triumfon në Indian Wells, mposht Medvedevin

Jannik Sinner ka fituar për herë të parë në karrierë e tij turneun prestigjioz Indian Wells Masters, pasi në finale ka mposhtur rusin Daniil Medvedev me rezultatin 2-0 në sete (7-6, 7-6).

Finalja, e cila zgjati 1 orë e 55 minuta, dhuroi një përballje shumë të fortë dhe të balancuar mes dy tenistëve. Të dy setet u vendosën vetëm në “tie-break”, ku italiani tregoi më shumë qetësi dhe saktësi në momentet vendimtare.

Me këtë triumf, Sinner siguron për herë të parë trofeun e turneut Masters 1000 që zhvillohet çdo vit në California dhe konfirmon formën e tij shumë të mirë.

Suksesi në Indian Wells i mundëson italianit të ngushtojë diferencën me spanjollin Carlos Alcaraz në renditjen e përgjithshme të ATP, duke e bërë edhe më interesante garën për vendet e para në klasifikimin botëror.

Share This