Simone para duelit me Leipzig: Duam ta nisim me fitore

Simone para duelit me Leipzig: Duam ta nisim me fitore

Atletico Madrid aventurën e re në Ligën e Kampionëve do ta nis nesër mbrëma ku do të përballet me skuadrën gjermane, Leipzig.

Strategu argjentinas kërkon nga të besuarit e tij të japin më të mirën në mënyrë që të arkëtohen pikët maksimale në duel me skuadrën gjermane.

“Duhet të fitosh dhe të mbledhësh pikë. Nuk ka rëndësi kundër kujt luani. Ju duhet të fitoni. E kemi parë tashmë se si nisën skuadrat e forta”, ka thënë Simone.

“Leipzig është një ekip që luan shumë mirë. Kundër Leverkusenit u mbrojtën dhe dolën në kundërsulm. Kundër Union Berlin ata sulmuan gjatë gjithë lojës. Do të shohim se çfarë do të bëjmë”, ka pohuar ai.

Share This