Siguron ambasadorja Ziv, në 2025 pa viza në Izrael

Siguron ambasadorja Ziv, në 2025 pa viza në Izrael

Sot, më 1 shkurt bëhen katër vite që kur Kosova dhe Izraeli kanë njohur njëra – tjetrën si shtete të pavarura.

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv në një intervistë në Info Magazinë të Klan Kosovës, ka siguruar se në vitin 2025, qytetarët e Kosovës do të mund të shkojnë pa viza në Izrael.

“Ne kemi punuar që t’i ndërtojmë raportet që nga fillimi, kemi punuar për disa marrëveshje në mes të dy vendeve në fushën e edukimit e kulturës. Kemi nënshkruar marrëveshjen për heqjen e vizave, që shpresojë të hyjë në fuqi shumë shpejtë, por po gjatë vitit 2025, edhe pse datën e saktë nuk e kemi ende”, tha Ziv, përcjell Klankosova.tv

Share This