Si pasojë e sulmi ajror në Bejrut vritet edhe zëdhënësi i Hezbollahut

Si pasojë e sulmi ajror në Bejrut vritet edhe zëdhënësi i Hezbollahut

Raportet e fundit nga Bejruti thonë se si pasojë e një sulmi ajror Izraelit, është vrarë zëdhënësi, dhe njëra prej pak figurave të mbetura publike të Hezbollahutr, Mohamed Afif.

Sipas njoftimeve, Afif u vra kur aeroplanët Izraelit goditën ndërtesën në të cilën ai ishte duke qëndruar me tri sulme të njëpasnjëshme. Përkundër sulmeve të deritanishme, kur Izraeli paralajmëronte banorët të largohen, këtë herë sulmi, i cili ndodhi në qendrën e Bejrutit, në lagjen Ras AL Nebaa dhe si pasojë janë vrarë edhe, së paku tre civil, një prej të cilëve fëmijë.

Tel Avivi zyrtar ende nuk ka komentuar rreth sulmit por Lëvizja Hezbollah, përmes një deklarate për media, ka konfirmuar vdekjen e Afif.

Mohamed Afif ka qenë njëra prej pak figurave të larta të Hezbollahut e cila ende kishte prezencë publike si dhe njëri prej pak anëtarëve të lartë të Hezbollahut i cili nuk ishte shënjestruar nga Izraeli, deri me tani. Përveç ndikimit të madh tek përkrahësit dhe anëtarët e Hezbollahut , besohet se Afif ka qenë i përfshirë edhe në proceset e planifikimit dhe vendim-marrjes dhe besohet se vrasja e tij do të ndikon në komandën e përgjithshme të lëvizjes.

Ndërkohë, është njoftuar edhe se aeroplanët Izraelit kanë vazhduar me sulme ndaj caqeve të Hezbollahut në pjesët tjera të Libanit, si dhe me operacione tokësore përgjatë Libanit Jugor të cilat, sipas Tel Avivit kanë për qëllim krijimin e një zonë të sigurt prej të cilës Hezboollahu nuk do të mund të nisë sulme drejtë territorit Izraelit.

Njoftimi për vdekjen e Afif vie në kohën kur diplomatët filluan të thonë se Hezbollahu dhe Tel Avivi janë afër një marrëveshje për armëpushim dhe nuk dihet se si do të ndikon kjo vrasje në zhvillimin e mëtejmë të negociatave. /rtk/

Share This