
Si nuk u votuan as në vendlindjet e tyre Enver Dugolli e Blerim Gashani të Vetëvendosjes
Dy kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nga komuna e Drenasit, Enver Dugolli dhe Blerim Gashani, kanë dështuar të marrin mbështetjen edhe në vendlindjet e tyre.
Kësisoji, mbështetja për Enver Dugollin në fshatin e tij të lindjes, në Nekoc, ka qenë minimale, ashtu edhe për Blerim Gashanin në dy qendrat e votimit në fshatin e tij të lindjes, në Tërstenik, shkruan Demokracia.com.
Në Nekoc, ish-deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli, nuk ka arritur që të bind bashkëvendasit që ta votojnë për deputet. Ai ka marrë vetëm 103 vota në qendrën e votimit në shkollën “Bajram Curri”.
Madje, Dugolli nuk ka marrë as sa gjysma e votave të Vetëvendosjes, e cila në këtë fshat ka marrë 247 vota apo 19.37%.
Në fshatin e tij të lindjes nuk ka marrë mbështetje as zëvendësministri aktual i Ministrisë së Brendshme, Blerim Gashani.
Në dy qendrat e votimit në fshatin Tërstenik, Gashani ka marrë “një grusht” votash.
Në njërën qendër “Dëshmorët e Qëndresës” ku Vetëvendosje ka marrë 69 vota, Gashani është votuar vetëm nga 11 votues. Kurse në qendrën tjetër në këtë fshat, “Zenel Hajdini”, ku Vetëvendosje ka marrë 100 vota, Gashani është votuar vetëm nga 47 votuesit e VV-së. / Demokracia.com