
Si kurrë më parë, Gjesti në vendin e fundit, ky është banori që mban fronin në “Instagram”
“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj.
Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.
Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar tek “Big Brother VIP 4” dhe banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…
Gjesti, i cili ka bërë namin në “Instagram” disa javë më parë, këtë herë ka fituar vetëm 1 mijë ndjekës më shumë. Nga 476K, tani ai ka 477K ndjekës në “Instagram”.
Egli Tako ka fituar plot 3K. Nga 177K, tani Egli ka 180K fansa në rrjetin e saj social. Me po të njëjtin numër fansash të shtuar si Egli, edhe Gerta ka fituar 3 mijë ndjekës, nga 73.3K në 76.3K ndjekës.
Me një rritje prej 5K, në vendin e dytë renditet Danja. Nga 74.4K ajo tani numëron 79K ndjekës. Rozana Radi mban fronin për këtë javë. Ajo ka fituar plot 12K. Nga 415K, tani ka 427K fansa në rrjetin e saj social.