Shtyrja e projektit të baterive, Hoti kritikon ashpër Qeverinë Kurti

Shtyrja e projektit të baterive, Hoti kritikon ashpër Qeverinë Kurti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar pasardhësin e tij në krye të ekzekutivit të vendit.

Për deputetin e LDK-së, Albin Kurti dhe qeveria e tij janë duke dështuar në sektorin e energjisë.

Për këtë, Hoti ka marrë shkas raportimin e fundit se Qeveria e Kosovës ka shtyrë për në vitin 2029 projektin e baterive për ruajtjen e energjisë elektrike.

“Projektin e gazit e anuluan. Mjetet i orientuan drejt blerjes së baterive, duke harruar një fakt themelor, bateritë nuk prodhojnë energji, por vetëm e ruajnë atë. Fillimisht duhet ta kesh energjinë për ta ruajtur! Tani njoftojnë se edhe projekti i baterive është shtyrë deri në vitin 2029.”, ka shkruar Hoti në Facebook, raporton rtk.

Ai ka thënë se për tetë vjet kjo qeveri nuk ka krijuar kapacitete të reja për prodhimin e energjisë.

“Pra, nga viti 2021 deri në vitin 2029, tetë vjet për të blerë disa bateri për ruajtjen e energjisë, ndërkohë që nuk kanë krijuar kapacitete të reja për prodhimin e saj. Tetë vjet pritje, projekte të anuluara dhe energji e paprodhuar. Ky është bilanci i politikës së tyre energjetike!”, ka thënë Kurti.

Share This