Shqipëria me çmimin më të lartë të naftës në rajon
Çmimi i naftës po vlerësohet të jetë i lartë në Shqipëri.
Sa i përket kësaj ajo e ka vendin e parë në rajon, të pestin në Evropë, dhe të tetin në botë.
Këtë e tregojnë të dhënat nga platforma “Global Petrol Prices”, ku aty thuhet se një litër naftë në Shqipëri kushton 1.98 dollarë.
Më së shtrenjti nafta kushton në Hong Kong, ku një litër kushton 3.14 dollarë, ndërsa vendin e dytë në listë e mban Monako me 2.34 dollarë për litër.
Çdo litër naftë që shitet në pikat e karburanteve është i përbërë nga çmimi me të cilin lënda djegëse blihet në bursa dhe taksat e tarifat që aplikohen nga qeveria, shkruan A2 CNN.
Të dhënat nga bursa Platts tregojnë se çmimi naftës ka rënë në 667 dollarë për ton nga 713 dollarë në fillim të muajit.
Në Shqipëri, përveç luhatjeve të çmimit të hidrokarbureve në bursë, taksat dhe tarifat të përfshira në çdo litër naftë dhe benzinë që tregtohet, vlerësohet se ndikojnë në ndjeshmërinë e lartë të rritjes së çmimit të këtyre produkteve. Aktualisht, më shumë se 62 për qind e vlerës së një litri nafte dhe benzine përbëhet nga taksat vendore dhe qendrore.