Shqipëri, parashikimi i motit për sot
Anticikloni afrikan po humbet fuqinë e tij duke sjellë rënie të lehtë të temperaturave.
E Premte 02 Gusht 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje locale në veri. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 18/35°C
– Zonat e ulëta 20/38°C
– Zonat bregdetare 24/36°C