
Shqipëri, parashikimi i motit
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët si dhe shtim të vranësirave nga orët e mesditës e pasdite kryesisht përgjatë relieveve malore. Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet të ulët kryesisht në orët e nxehta të ditës përgjatë relieveve malore. Reshjet pritet me intensitet të ulët lokalisht mesatar kryesisht në juglindje në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike lokalisht breshër. Më pas reshjet humbasin intensitet dhe territor e në mbrëmje pritet ndërprerja e tyre në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijë bregdetare era fiton shpejtësi deri 10-12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 16/32 | Diell re |
| Kukës | 20/35 | Diell re shi |
| Lezhë | 20/36 | Diell re |
| Dibër | 14/32 | Diell re shi |
| Durrës | 21/37 | Diell re |
| Tiranë | 23/35 | Diell re shi |
| Elbasan | 21/36 | Diell re shi |
| Berat | 20/35 | Diell re shi |
| Vlorë | 21/33 | Diell re shi |
| Korçë | 15/28 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 16/33 | Diell re shi |
| Sarandë | 19/33 | Diell re shi |


