Shqipëri, parashikimi i motit

Shqipëri, parashikimi i motit

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët si dhe shtim të vranësirave nga orët e mesditës  e pasdite kryesisht përgjatë relieveve malore. Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet të ulët kryesisht në orët e nxehta të ditës përgjatë relieveve malore. Reshjet pritet me intensitet të ulët lokalisht mesatar kryesisht në juglindje në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike lokalisht breshër. Më pas reshjet humbasin intensitet dhe territor e në mbrëmje pritet ndërprerja e tyre në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim  verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijë bregdetare era fiton shpejtësi deri 10-12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër          16/32 Diell re
Kukës 20/35 Diell re shi
Lezhë 20/36 Diell re
Dibër 14/32 Diell re shi
Durrës           21/37 Diell re
Tiranë  23/35 Diell re shi
Elbasan 21/36 Diell re shi
Berat 20/35 Diell re shi
Vlorë 21/33 Diell re shi
Korçë 15/28 Diell re shi
Gjirokastër 16/33 Diell re shi
Sarandë 19/33 Diell re shi

              

Share This