
Shqipëri, parashikimi i motit
Ditën e sotme (7 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites kryesisht në relievet kodrinore-malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 10-18m/s.
Deti do të jetë me valëzim të forcës 2-4 ballë.

