Shqipëri, parashikimi i motit

Shqipëri, parashikimi i motit

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i vranët dhe me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë vendin, e lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era ka fryrë me drejtim verilindje  –  veriperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës fitoi shpejtësi deri në 21m/s, shoqëruar me valëzimin në det të forcës 3-4 ballë.

Mjegull e dendur lokale/mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut. 

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/19 Re shi
Kukës 7/15 Re shi
Lezhë 12/20 Re shi
Dibër                 8/18 Re shi
Durrës 12/21 Re shi
Tiranë 13/22 Re shi
Elbasan 13/21 Re shi
Berat 12/21 Re shi
Vlorë 13/20 Re shi
Korçë 8/14 Re shi
Gjirokastër 9/20 Re shi
Sarandë 12/21 Re shi
Share This