Shqipëri, parashikimi i motit
Rrymat ajrore atlantike po afrohen drejt Evropës qendrore ku presim rënie të temperaturave në territorin e Shqipërisë gjatë kësaj jave.
E Martë 23 Korrik 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje shiu me stuhi në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,4-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 17/33°C
– Zonat e ulëta 20/38°C
– Zonat bregdetare 22/35°C
Kosova për dt. 23 Korrik 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 18°C –21°C në mëngjes deri në 33°C –37°C gradë Celsius në mesditë.