Shqipëri, parashikimi i motit

Shqipëri, parashikimi i motit

Moti gjatë ditës së sotme (20 tetor) pritet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin e vendit. Sipas parashikimit meteorologjik, territori shqiptar do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe të qëndrueshme perëndimore, të cilat do të sjellin kushte të favorshme atmosferike gjatë gjithë ditës.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim–juglindje, me shpejtësi mesatare prej 6 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 14 m/s.

Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i ulët, me forcë nga 1 deri në 3 ballë. /rtsh/

Share This