
Shqipëri, parashikimi i motit
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme edhe gjatë ditës së sotme (9 shtator). Sipas parashikimit të motit, dita do të nisë me kthjellime, ndërsa gjatë orëve të mesditës pritet shtim gradual i vranësirave.
Në zonat malore, zhvillimi i vranësirave do të shoqërohet me reshje të izoluara shiu me intensitet të ulët.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s, ndërsa herë pas here pritet të fitojë intensitet, duke arritur deri në 10 m/s. Në zonat bregdetare, valëzimi në det parashikohet të jetë i forcës 1–3 ballë. /rtsh/

