
Shqipëri, parashikimi i motit
Për ditën e sotme (29 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët ndërsa parashikohen vranësira të pakta deri mesatare përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje në orët e mesditës.
Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët shtrëngata afatshkurtra në male shoqëruar më shkarkesa elektrike.
Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonat luginore era hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 14 m/s.
Valëzim në det do të jetë i forcës 1-3 ballë. /rtsh/

