Shqipëri, parashikimi i motit

Shqipëri, parashikimi i motit

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Moti sot parashikohet fillimisht i kthjellët dhe alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura.

Prej orëve të mesditës deri ato pasdite, vranësirat e dendura do të pasohen me reshje lokale dhe afatshkurtra shiu me intensitet të ulët, kryesisht në lindje e jug të territorit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s.

Valëzim në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë. /atsh/

Share This