Shqipëri, parashikimi i motit

Shqipëri, parashikimi i motit

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të pasohen me reshje afatshkurtra e lokale shiu me intensitet të ulët në jug të vendit. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1- 2 ballë, raporton atsh.

Share This