
Shqipëri, parashikimi i motit
Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta kalimtare në pjesën e parë të ditës.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s., ndërsa deti do të jetë me valëzim të forcës 1-2 ballë. /rtsh/


