Shqipëri, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira, temperaturat me rritje
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranesira në shtim pasdite në jug dhe reshje shiu lokale. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 12/24°C
– Zonat e ulëta 14/30°C
– Zonat bregdetare 16/28°C