Shpërthim tek zyrat e Postës së Kosovës në Zveçan

Shpërthim tek zyrat e Postës së Kosovës në Zveçan

Një shpërthim dyshohet se ka ndodhur pas mesnate te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan. Lajmin e ka konfirmuar policia.

Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani ka theksuar se rasti ka ndodhur rreth orës 00:30, duke shkaktuar dëme materiale.

“Persona të lënduar nuk ka. Janë shkaktuar dëme materiale, thyerje xhamash por nuk ka të lënduar”, ka thënë ai.

Sipas tij, njësitet përkatëse të policisë kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për rastin, raporton rtk.

Share This