Shfaqje spektakolare fishekzjarrësh në Londër, mijëra njerëz sfidojnë të ftohtin për të mirëpritur Vitin e Ri!

Shfaqje spektakolare fishekzjarrësh në Londër, mijëra njerëz sfidojnë të ftohtin për të mirëpritur Vitin e Ri!

Mijëra njerëz sfiduan të ftohtin për të mirëpritur vitin e ri – përgjatë lumit Thames në Londër për të parë shfaqjen spektakolare të fishekzjarrëve që hapi vitin 2026, sipas “The Independent”.

Pavarësisht temperaturave të ulëta – rreth 0 gradë Celsius – pothuajse 100,000 njerëz u mblodhën në brigjet e lumit Thames për të festuar.

Fishekzjarret shpërthyen në qiell për të mirëpritur Vitin e Ri rreth “London Eye” dhe Kullës Elizabeth, e njohur zakonisht me emrin e kambanës së orës “Big Ben”, në Pallatin e Westminster në Londrën qendrore në mesnatë, më 1 janar 2026.

Shfaqja spektakolare – e shoqëruar me një kolonë zanore që përfshinte artistë si Raye, Sabrina Carpenter, Ed Sheeran dhe Coldplay dhepjesëmarrjen e yjeve si Celia Imrie, Andrew Cotter dhe Alison Hammond – kujtoi disa nga sukseset kryesore të vitit 2025.

Ndër arritjet e njohura në shfaqje ishin triumfi i Anglisë në Kupën e Botës në “Regbi për Femra”, mbrojtja e Kampionatit Evropian nga Lionesses dhe fitorja e Kupës Ryder për Evropën.

Më shumë se 12,000 fishekzjarrë dhe më shumë se 400 drita ndriçuan qiellin e natës rreth “London Eye”, me animacione hologaze që plotësonin shfaqjen më të madhe vjetore të fishekzjarrëve në Evropë.

Përveç festimit të arritjeve kombëtare të 12 muajve të fundit, shfaqja iu referua gjithashtu verës së kaluar si më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në Britaninë e Madhe.

Një numër qytetesh të tjera në Britaninë e Madhe po organizojnë shfaqje dhe evente me fishekzjarrë për Vitin e Ri.

Festimet në Hogmanay, Edinburg kthehen me më shumë se 40,000 pjesëmarrës pas anulimit për shkak të motit vitin e kaluar.

Mijëra njerëz filluan të mblidheshin në qendër të Edinburgut para orës 22:00 për të pritur vitin e ri në festimet e famshme të qytetit në “Princes Street”, ku argëtimi i natës përfshin një grup muzikor, bateristë dhe DJ.

Organizatorët thanë se më shumë se 40,000 bileta ishin shitur për ngjarjen e Vitit të Ri, e cila u rikthye pas anulimit të vitit të kaluar për shkak të motit.

Shfaqja zyrtare e Mançesterit do të zhvillohet në Sheshin e Shën Pjetrit në qendër të qytetit.

Shfaqja e fishekzjarrëve në Britaninë e Madhe nis përpara Nju Jorkut, i cili do t’i bashkohet festimeve në orën 5:00 të mëngjesit GMT në Ditën e Vitit të Ri, me performanca nga Diana Ross dhe Ciara. Njerëzit u rreshtuan rreth “Avenue” gjashte orë më parë. /atsh/

Share This