Shënohet 25 vjetori i përfundimit të transmetimit të Radio Kosovës së Lirë
Janë bërë 25 vjet që kur Radio “Kosova e Lirë” ka përfunduar suksesshëm të transmetimin e programeve gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ky rast do të shënohet në Shtëpinë Muze në fshatin Berishë të Malishevës.
Gjithashtu do të zbulohet dhe Obelisku i Bunkerit të kësaj radioje, në majën e malit Pallanik.