Shefja e UNMIK-ut përshëndet dakordimin për CEFTA-n

Shefja e UNMIK-ut përshëndet dakordimin për CEFTA-n

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka vlerësuar se dakordimi i sotëm për CEFTA-n është vendim që hapi rrugën për miratimin e marrëveshjeve në dobi dhe prosperitet ekonomik të njerëzve në rajon.

“Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, merr parasysh një marrëveshje të arritur më herët sot mes palëve të CEFTA-s, përfshirë UNMIK-un, për miratimin e një vendimi për ndryshimin e Komitetit të Përbashkët të Rregullores së Punës. UNMIK-u ka luajtur vazhdimisht një rol të rëndësishëm në lehtësimin dhe mundësimin e bashkëpunimit në CEFTA, duke mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur sot. Ky vendim hapi rrugën për miratimin e marrëveshjeve novator në dobi dhe prosperitet ekonomik të njerëzve në rajon”, thuhet në deklaratën e saj.

Ndryshe Kosova nuk do të përfaqësohet më me emrin UNMIK në Marrëveshjen e Tregtisë të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA).

Share This