SHBA këmbëngul në një zgjidhje diplomatike Izrael-Hezbollah
Pas një sulmi izraelit në kryeqytetin libanez Bejrut, Shtëpia e Bardhë po bën thirrje për një zgjidhje diplomatike.
Të paktën një person u vra në sulmin që goditi një shtëpi në një periferi të Bejrutit, sipas milicisë pro iraniane të Hezbollahut në Bejrut.
Fillimisht mbeti e paqartë se kush ishte viktima.
Zëdhënësja e Hezbollahut konfirmoi për DPA-në se dhjetëra njerëz u plagosën gjithashtu në sulm.
Sipas ushtrisë izraelite, sulmi kishte në shënjestër një komandant të rangut të lartë të Hezbollahut.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre tha sot se ”ne nuk besojmë se një luftë e gjithanshme është e pashmangshme… Ne besojmë se ajo ende mund të shmanget”.
Ajo theksoi se presidenti amerikan, Joe Biden beson në zgjidhjet diplomatike.
Kur u pyet se pse Biden ka arsye të besojë se një zgjidhje diplomatike është e mundur, Jean-Pierre u përgjigj “sepse ne duhet të vazhdojmë të jemi optimistë”. /atsh/