SHBA-Katar-Egjipt dhe Izrael takohen në Doha, raundi i ri i negociatave për armëpushim në Gaza fillon pa Hamasin

SHBA-Katar-Egjipt dhe Izrael takohen në Doha, raundi i ri i negociatave për armëpushim në Gaza fillon pa Hamasin

Ndërmjetësues nga SHBA, Katari, Egjipti dhe Izraeli janë takuar në Doha në përpjekje për të parandaluar luftimet që shkojnë në një konflikt të gjerë rajonal në Lindjen e Mesme

Ndërmjetësuesit takuan një delegacion izraelit në kryeqytetin e Katarit pasditen e së të enjtes (15 gusht) , me bisedimet që pritet të vijojnë edhe gjatë kësaj të premteje (16 gusht).

Hamasi , grupi militant palestinez, nuk po merr pjesë drejtpërdrejt në bisedime, çka do të thotë se pritjet për një përparim, janë të ulëta.

Ndërsa Hamasi dhe Izraeli ranë dakord në parim muajin e kaluar për të zbatuar një plan trefazor të propozuar publikisht nga presidenti amerikan Xho Bajden (Joe Biden) në muajin maj, të dyja palët kanë kërkuar “amendamente” dhe “sqarime”, duke i lënë bisedimet në bllokim.

Mangësitë përfshijnë praninë e vazhdueshme të trupave izraelite në kufirin Gaza-Egjipt, renditjen e lirimit të pengjeve dhe kthimin e civilëve nga Gaza jugore në veri.

Shtytja e ripërtërirë për bisedime shihet si më jetike se kurrë pas vrasjeve të njëpasnjëshme të 31 korrikut të një komandanti të lartë të Hezbollahut dhe Ismail Haniyeh, shefit politik të Hamasit. Vrasjet në Bejrut dhe Teheran, për të cilat grupi libanez dhe Irani kanë fajësuar Izraelin, kërcënojnë ta shndërrojnë luftën në Gaza në një konflikt të gjerë rajonal.

Shpresohet se një armëpushim në Gaza do të ulte temperaturën në Lindjen e Mesme dhe do të largojë Iranin dhe Hezbollahun nga veprimet hakmarrëse.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjah (Netanyahu), është akuzuar për sabotim të bisedimeve për përfitime politike.

Në një deklaratë në prag të bisedimeve, Hamasi ripohoi kërkesat e tij, duke përfshirë se negociatat duhet të përqendrohen në zbatimin e planit Biden në vend që të lejojnë Izraelin të “ngecë për kohën”.

Të enjten vonë, një zyrtar amerikan tha se dita e parë e bisedimeve kishte qenë “konstruktive”, ndërsa një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Katarit konfirmoi se diskutimet do të vazhdonin deri të premten.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, i cili thuhet se po planifikon një udhëtim të afërt në Izrael, tha në një deklaratë se “Ne jemi në një moment vendimtar për stabilitetin global. Orët dhe ditët e ardhshme mund të përcaktojnë të ardhmen e Lindjes së Mesme… Një armëpushim jo vetëm që do të mbronte civilët në Gaza, por gjithashtu do të hapte rrugën për një de-përshkallëzimin më të gjerë dhe do të sillte stabilitetin e shumë nevojshëm. Është në interes të izraelitëve dhe palestinezëve që një marrëveshje të arrihet urgjentisht. I bëj thirrje të gjitha palëve që të angazhohen në negociata me mirëbesim dhe të tregojnë fleksibilitetin e nevojshëm për të arritur një marrëveshje.” /rtsh

Share This