S’gabon Reali, mposht Girona-n

S’gabon Reali, mposht Girona-n

Real Madridi ka arkëtuar tri pikë të mëdha në garën për kreun e tabelës.

‘Los Blancos’ mundën Girona-n, me rezultat 2-0, të dielën në kuadër të La Ligës.

Madrilenët ishin ekip më i mirë se skuadra mike, duke dominuar lojën, duke krijuar më shumë raste dhe duke shënuar dy gola.

Modric (41’) dhe Vinicius (83’), shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës së Carlo Ancelottit.

Pas kësaj fitore, Reali ka 54 pika aq sa ka edhe Barcelona në vendin e parë, kurse, Girona është e 12-ta me 31 sosh.

Share This