
S’gabon Barcelona, mposht Las Palmas, rikthehet në krye
Barcelona ka vazhduar me performancën e mirë në elitën e futbollit spanjoll.
Katalanasit mposhtën në udhëtim Las Palmas, me rezultat 0-2, të shtunën në kuadër të La Ligës.
Të besuarit e Hansi Felix edhe në duel me Las Palmas e kontrolluan lojën më mirë në terren, krijuan më shumë raste dhe shënuan dy gola.
Olmo (62’) dhe Torres (90+5’), shënuan nga një gol për fitoren e Barcelonës e cila rikthehet në krye të tabelës me 54 pikë, një më shumë së Atletico Madrid, kurse, Las Palmas është e 17-ta me 23 sosh.