Sërish në grup me Rumaninë, Kosova mëson kundërshtarët për Ligën e Kombeve

Sërish në grup me Rumaninë, Kosova mëson kundërshtarët për Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Kosovës është renditur në grupin 2 të ligës C së Ligës të Kombeve, aty ku gjenden edhe Rumania, Qipro dhe fituesi i përballjes Lituani/Gjibraltar.

Pas dështimit të kualifikimit në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, “Dardanët” duhet të fokusohen plotësisht në Ligën e Kombeve që të fitojnë këtë ligë dhe të ngritën në ligën B.

Megjithatë, Kosova nuk do ta ketë edhe shumë të lehtë meqenëse do të përballet sërish me Rumaninë, kurse në grup gjenden edhe Qipro dhe fituesin e ndeshjes Lituani/Gjibraltar.

Kujtojmë, ndeshjet e para zyrtare për Ligën e Kombeve do të nisin më 5 shtator 2024 dhe deri atëherë “Dardanët” do të zhvillojnë katër miqësore.

Share This