
Seria A vlerëson më të mirët e sezonit të kaluar, dominon Interi
Është mbajtur ceremonia ‘AIC Football Grand Gala’, që ka vlerësuar lojtarët më të mirë të sezonit të kaluar në kampionatin italian.
Gjatë edicionit të dymbëdhjetë të këtij eventi, u zbulua formacioni ideal i sezonit të kaluar.
Siç pritej, ekipi më i përfaqësuar ishte Interi, skuadra që fitoi titullin kampion: shtatë lojtarë, nga të cilët dy nga çdo repart plus portieri Sommer dhe trajneri Simone Inzaghi është përzgjedhur si tekniku më i mirë.
Bologna me dy lojtarë, Atalanta dhe Torino janë klubet e tjera të pranishme në formacionin më të mirë, megjithëse të gjithë lojtarët janë shitur në tregun e kaluar të verës.
Më poshtë janë 11 më të mirat, të rreshtuar me një ofensivë 4-3-3 dhe të shpërblyer gjatë eventit të mbajtur në Milano.
Formacioni më i mirë:
SOMMER, BELLANOVA, BASTONI, CALAFIORI, DI MARCO, KOOPMEINERS, BARELLA, CALHANOGLU,
THURAM, MARTINEZ, ZIRKZEE
Lautaro Martinez është zgjedhur lojtari i vitit në Serinë A, ndërsa Interi klubi i vitit. Daniele Orsato është shpallur gjyqtari i vitit.