Së paku 90 civilë të vrarë gjatë sulmit izraelit në kampin Al-Malwasi
Grupet e ndryshme humanitare si dhe diplomatë nga pjesët e ndryshme të botës kanë dënuar sulmin e djeshëm të Izraelit në kampin e refugjatëve Al-Malwasi në rripin e Gazës, i cili ishte definuar si zonë e sigurt nga OKB.
Sipas raporteve, deri me tani, është konfirmuar se 90 civilë palestinez janë vrarë dhe mbi 300 të tjerë janë plagosur gjatë bombardimit cak i së cilit ka qenë komandanti ushtarak i Hamasit Mohammed Deif – i cili sipas Izraelit, gjendej në kamp në kohën e sulmit.
Sipas Tel Avivit, Deif ka qenë njëri prej arkitektëve kryesor të sulmeve të 7 tetorit. Por, sipas informatave nga rripi i Gazës, përkundër sulmit masiv i cili shkaktoi viktima të shumta, Deif ka arritur të mbijeton dhe është në gjendje të mirë fizike.
Edhe vet kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli nuk është i sigurt se a ka arritur bombardimi ta vras Mohhamed Deif apo jo, por, ai shtoi edhe se pa marrë parasysh se a mbijetoi Deif, ky sulm ka qenë “I dobishëm për Izraelin”. /rtk/