S’dorëzohet Al-Ittihad – 200 milionë funte Liverpoolit për Salah
Al-Ittihad është gati që të thyejë rekord duke ofruar 200 milionë funte (më shumë së 233 milionë euro) për sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salah.
Skuadra e Pro Ligës Saudite tashmë pati një ofertë të refuzuar për Salah nga Reds që ishte me vlerë prej 150 milionë funte (175 milionë euro).
Të premten në mëngjes, trajneri i Liverpool nuk foli shumë kur u pyet për këto thashetheme, por tani sipas Sky Sports, Al – Ittihad do ta testojë skuadrën e Premier Ligë me një ofertë të dytë, shumë më të madhe – transfer rekord më i madh se ai i neymar.
Mësohet se zyrtarët saudit kanë vazhduar bisedimet me Liverpoolin për këtë transfer. Ata janë për momentin në Francën Jugore dhe po bisedojnë, por Reds ende janë duke u mbajtur pas dëshirës së tyre për ta mbajtur Salah.