Sarrazin paralajmëron diçka të madhe në Berlin: Mund të mos jetë e lehtë për Serbinë, por as për Kosovën

Sarrazin paralajmëron diçka të madhe në Berlin: Mund të mos jetë e lehtë për Serbinë, por as për Kosovën

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka paralajmëruar se do të krijojnë diçka më të madhe në tetor, në Berlin.

Ai pas këtij paralajmërimi, është shprehur se duhet kompromis dhe vullnet për marrëveshje politike, të cilat siç tha ai, mund të mos jenë të lehta për Serbinë, por as për Kosovën.

Ndaj, u shpreh se po largohet paksa i brengosur që, sipas tij, nuk është arritur akoma në atë moment, përcjell Klankosova.tv.

“Ne duam që të krijojmë një diçka më të madhe në tetor në Berlin dhe në javën vijuese do të jem në gjithë rajonin, pas Prishtinës, për të përgatitur rezultate konkrete për popujt në Ballkanin Perëndimor që të ecim përpara së bashku, do të thotë rezultate konkrete për jetën e secilit qytetar në gjithë rajonin”.

“Por, për këtë na duhet kompromisi dhe nganjëherë edhe vullneti për të bërë koncesione, për t’u pajtuar mbi marrëveshje politike, që mund të mos jenë të lehta për Serbinë, apo mund të mos jenë të lehta për Kosovën”, u shpreh ai.

“Po largohem paksa i brengosur që nuk kemi arritur në atë moment ende, nëse nuk arrijmë rezultate më të mira për të ecur drejt samitit më 24 tetor, jam i brengosur se nuk do të arrijmë qëllimin tonë për të dhënë një sinjal të fuqishëm që bashkëpunimi rajonal, tregu i përbashkët rajonal dhe procesi i Berlinit është formati që arrin të sjell rezultate konkrete për njerëzit në këtë rajon”.

“Sot po bisedoja me kryeministrin Albin Kurti, në të ardhmën do të shkojë në pesë shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor, i kërkoj secilit që të bëjë çdo gjë të mundur, në emër të vullnetit të kompromisit, për të arritur ato rezultate për lirinë e mallrave, të njerëzve, të parave, të tregëtisë në gjithë rajonin. Pra, së bashku në një drejtim, drejt Bashkimit Evropian”, u shpreh ai.

Share This