Sanches: Nëse jam mirë, mund të bëjë gjera të mëdha

Sanches: Nëse jam mirë, mund të bëjë gjera të mëdha

Renato Sanches ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme te AS Roma.

Sanches, i cili gjatë kësaj verë iu bashkua ‘romakëve’, ka debutuar me gol në skuadrën e Jose Mourninhos kundër Empoli (7-0).

Ai është shprehur i lumtur me debutimin e tij dhe fitoren e thellë të Romës. Sanches mendon se mund ta ndihmojë skuadrën në çdo pozicion.

“Nëse ndihem mirë mund të mbuloj çdo pozicion. Unë kam cilësi dhe nëse ndihem mirë mund ta ndihmoj ekipin nga çdo pozicioni”, ka thënë Sanches.

Ai shpreson se do të vazhdojë me formën e mirë edhe në sfidat e radhës.

Share This