Rusia godet hidrocentralin e Kievit

Rusia godet hidrocentralin e Kievit

Hidrocentrali i Basinit të Kievit u dëmtua nga një sulm ajror rus, raportuan mediat ukrainase.

Sipas njoftimit, zjarri ka rënë në sallën e turbinave të hidrocentralit dhe është dëmtuar rruga në digë.

“Nuk ka kuptim ta fshehim atë,” shkroi agjencia e lajmeve.

Pas sulmit ajror, administrata ushtarake e rajonit të Kievit konfirmoi zyrtarisht vetëm dëme në dy objekte të paspecifikuara të infrastrukturës energjetike.

Në të njëjtën kohë, autoritetet ukrainase janë përpjekur të largojnë frikën për një shkatërrim të mundshëm të digës.

“Nuk ka asnjë kërcënim për digën e hidrocentralit të Kievit Është e pamundur ta shkatërrosh atë me raketa,” shkroi në Telegram Andriy Kovalenko, kreu i Qendrës për Luftimin e Dezinformimit.

Ai tha se situata nuk mund të krahasohet me shkatërrimin e digës Kakhovka në Ukrainën jugore në vitin 2023, e cila, theksoi ai, u hodh në erë nga brenda.

Dhjetëra persona u mbytën në valën e përmbytjeve dhe uji shkaktoi dëme të rënda. /atsh/

Share This