Rukiqi i reagon Muratit: Normal që krijon “fitim”, kur i mban mbi 700 milionë euro të bllokuara

Rukiqi i reagon Muratit: Normal që krijon “fitim”, kur i mban mbi 700 milionë euro të bllokuara

Anëtari i Kryesisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muratit, pasi ky i fundit tha “për herë të parë në historinë e shtetit” që Banka Qendrore e Kosovës ka transferuar në llogarinë e shtetit 10.3 milionë euro të fitimit të saj vjetor.

Rukiqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka kundërshtuar shefin e kacës se fitimi është kur i mban 700 milionë euro të bllokuara.

“Kjo është bizare dhe ofenduese në të njejtën kohë. Normal që krijon “fitim”, kur i mban mbi 700 milionë euro të bllokuara, para taksapaguesve, në llogaritë e BQK-së.Duke i mbajt këto para të bllokuara, ne kemi më pak infratrukturë të duhur, nuk e e kemi asnjë projekt më ndikim në ekonomi, nuk kemi fond të sigurimeve shendetësore, nuk kemi më shumë çerdhe, nuk kemi tekniologji të reja dhe dixhitalizim, e shumëçka tjetër”, ka shkruar ai, raporton Ballkani.info.

Rukiqi ia ka rikujtuar ministrit të Financave që Kosova ende është në sanksione të BE-së, sipas tij, mbajtjen e taksapaguesve e ka quajtur amatorizëm dhe krim.

“Financiariaht jemi të sanksionuar dyfish: nga qeveria dhe nga Bashkimi Evropian. Me i mbajt peng mjetët e taksapaguesve, përveç që është amatorizëm, është edhe krim”, ka thënë ai.

Share This