Rubio: Sulmet izraelite në Katar sollën në bisedime Hamasin, organizata do çarmatoset

Rubio: Sulmet izraelite në Katar sollën në bisedime Hamasin, organizata do çarmatoset

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se sulmi ajror i Izraelit në shtator kundër udheheqësve të Hamasit në Doha (Katar) “krijoi një ndjenjë urgjence për të përfunduar luftën në Gazë para se ajo të përhapet.”

Në një konferencë shtypi, Rubio shtoi se ajo që e shtyu Hamasin të ulej në tryezën e bisedimeve – ndër faktorë të tjerë – ishte roli konstruktiv i vendeve si Katari dhe Turqia, të cilat kanë marrëdhënie me Hamasin dhe ushtruan presion për të nënshkruar një marrëveshje.

“Ne luajtëm një rol të ngjashëm në anën tjetër” tha Rubio, duke iu referuar presionit amerikan ndaj Izraelit për të pranuar një armëpushim në tetor.

Ky sulm i pazakontë izraelit në territorin e Katarit – një aleat kyç i SHBA-së dhe ndërmjetës në negociata – shkaktoi reagime të forta ndërkombëtare në atë kohë, por sipas Rubio-s, ai kontribuoi në shtytjen drejt një zgjidhjeje diplomatike që çoi në armëpushimin aktual.

Gjithashtu Rubio tha se nuk e përjashton mundësinë që SHBA-të të ndjekin një plan çarmatosjeje për Hamasin që bën dallim mes armëve të rënda dhe atyre të lehta.

Teksa Rubio u pyet nëse SHBA-të janë të gatshme të pranojnë përgjigjen e Hamasit për të dorëzuar armët e rënda, duke mbajtur ato më të lehtat.

“Nuk do të hyj në detaje të negociatave të tilla.  Do të kërkoja nga të gjithë të përqendrohen te lloji i armëve dhe kapaciteteve që Hamasit i duhen për të kërcënuar ose sulmuar Izraelin – kjo të jetë baza për atë që duhet të duket çarmatosja. Nëse Hamasi arrin të jetë në pozicion që të kërcënojë ose sulmojë Izraelin, nuk do të kemi paqe. Askush nuk do të bindet të investojë para në Gazë nëse beson se një luftë tjetër do të ndodhë pas dy-tre vitesh… Prandaj çarmatosja është kaq kritike. Çfarë përfshin kjo saktësisht, do ta lëmë te ekipet teknike ta punojnë. Duhet të jetë diçka që partnerët tanë mund t’i detyrojnë ata të pranojnë. Gjithashtu duhet të jetë diçka që Izraeli e pranon që kjo të funksionojë,” përfundoi Rubio. /rtsh/

Share This