Rritet bilanci i viktimave nga sulmi në Poltava, Zelenski: “Llumrat rusë” do paguajnë
Është rritur bilanci i viktimave nga sulmi raketor rus mbi qytetin ukrainas Poltava.
51 persona kanë humbur jetën dhe 271 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga raketat balistike ruse, të cilat ranë fare pranë një akademie ushtarake dhe një spitali.
Forcat tokësore të Ukrainës konfirmuan se personeli ushtarak u vra në sulm.
“Njerëzit nuk kishin kohë të mjaftueshme për të shkuar në strehimoret e bombave pasi u ra alarmi i sulmit ajror”, tha Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.
Presidenti Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky) premtoi se ajo që ai e quajti “llumrat ruse” do të paguante për sulmin dhe përsëriti thirrjet për më shumë mbrojtje ajrore në mënyrë që Ukraina të mund të mbrohej duke kryer sulmet e saj me raketa me rreze të gjatë. Moska nuk ka komentuar mbi sulmin, raporton rtsh.