Rrëzohet avioni me 62 pasagjerë në San Paulo

Rrëzohet avioni me 62 pasagjerë në San Paulo

Një avion me 62 persona është rrëzuar në shtetin brazilian, San Paulo, njoftoi sot në mbremje kompania ajrore braziliane “VoePass”, pa dhënë detaje mbi viktimat.

Avioni ATR-72 i operuar nga linja ajrore “Voepass Linhas Aéreas” ishte duke u nisur nga Cascavel, në shtetin Parana, për në Guarulhos, në San Paulo.

Voepass tha se 58 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit ndodheshin në bord.

Brigada e zjarrfikësve shtetërore të San Paulos konfirmoi në mediat sociale se avioni ishte rrëzuar në qytetin Vinhedo dhe se ishin dërguar shtatë ekuipazhe në rajonin e aksidentit.

Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva ndërpreu një ngjarje ku po merrte pjesë për të mbajtur një minutë heshtje. /atsh/

Share This