Ronaldo “sulmon” Pelen e Romarion: Dua 1000 gola
Në një intervistë në YouTube me Rio Ferdinand, Cristiano Ronaldo foli për një tjetër synim të karrierës së tij: atë të arritjes së 1000 golave në karrierë. Asi portugez foli indirekt edhe për krahasimin me Pelen dhe Romarion, duke shpjeguar se si në rastin e tij, ndryshe nga legjendat e tjera, ka edhe video “dëshmi” të të gjithë golave.
Ja fjalët e tij: “Së pari dua të arrij 900 gola, pastaj 1000. Por me një ndryshim: të gjitha golat e mia janë të filmuara, unë kam provat”, tha ai, me një referencë mjaft të qartë për Pelé dhe Romario. “I respektoj të gjithë, por kam prova, po të duash mund t’ju sjell edhe ato të shënuara në stërvitje, pa problem”, ka thënë më pas me shaka.