Rohde: Pas katër vjetësh, mjaft me pesimizëm – ndryshimi është i mundur
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka dashur që të shfaqë optimizëm për situatën e Kosovës në raport me Serbinë dhe në rrugën e saj për integrime në NATO, BE dhe Këshill të Evropës.
“Do t’i bëja jehonë asaj që e tha Jeff [Hovenieri, ambasadori amerikan]. Pengesa më e madhe e normalizimit të marrëdhënieve është mungesa totale e vullnetit politik për momentin për normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë Rohde në Samitin e Kosovës për Paqe dhe Demokraci, njofton Klankosova.tv.
“Serbia në thelb po e mbron status quo-në, dhe Kosova po do ta ndryshojë, dhe me të drejtë”.
“Ne e duam një Kosovë sovrane, dhe duam të arrijmë që Kosova të jetë anëtare e të gjitha organizatave që i kemi përmendur, NATO-s, BE-së, Këshillit të Evropës”.
“Sidoqoftë, pas katër vjetësh, mjaft më me pesimizëm. Ende mendoj që do ta përdorim termin e duhur – dinamikë – sepse ndryshimi është i mundur dhe ne duhet të mbetemi të angazhuar”.